SHBA sanksionon dhe vajzat e Putinit: Mund të fshihen pasuri në emër të tyre

Sanksionet e reja nga SHBA-ja po synojnë dy vajzat e rritura të Vladimir Putinit, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, sepse besohet se presidenti rus mund të fshehë disa nga pasuritë e tij në emër të tyre, sipas zyrtarit të lartë të administratës Biden.

“Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura te anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i synojmë ata,” tha zyrtari.

SHBA ka sanksionuar tashmë më shumë se 140 oligarkë dhe anëtarë të familjeve të tyre dhe mbi 400 zyrtarë të qeverisë ruse.

Sanksionet e reja do të synojnë edhe bankën Sterbank të Rusisë, e cila mban një të tretën e totalit të aktiveve bankare të Rusisë, dhe Alfabank, sipas CNN.

Share With:
Translate »
136 Views