Shefja e ISHP: 1 në 4 fëmijë në Shqipëri është mbipeshë, apeli për prindërit

Dy vitet e pandemisë sipas ekspertëve të shëndetiti publik kanë ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve obezë ndaj pritet që të bëhet një studim i ri vitin e ardhshëm shkollor jo vetëm për masën trupore por edhe shëndetin mendor.

Shefja e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP Jolanda Hyska thotë se shqetësim është konsumimi i ushqimeve të gatshme. Ndaj u bën apel prindërve që fëmijëve tu japin ushqim me vete në shkollë.

Një në 4 fëmijë në vend ka probleme me mbipeshën, sipas studimeve të Institutit të Shëndetiti Publik. Por për Jolanda Hyska Shefe e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP kjo shifër ka pësuar rritje për shkak të pandemisë.

“28% e fëmijëve na rezulton mbipeshë në total, nga të cilët 11% janë obezë. Kjo do të thotë që edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të Europës janë ende në tendencën e rritjes së mbipeshës dhe obezitetit në moshën fëminore. 

Shqetësim për ekspertët është konsumimi i vakteve jashtë shtëpisë. 1 në 3 fëmijë nuk ha mëngjes. 60% e tyre kanë deklaruar se marrin lekë nga prindërit.

Ajo ka dhe një apel për prindërit. “Mos kini akses për ushqime të shëndetëshme, fëmijët po nuk I kanë nuk kanë ku ti gjejnë.”

Vitin  e ri shkollor do të kryhet një studim i ri me nxënënsit e shkollave jo vetëm për masën trupore por edhe për ndikimin që ka sjell pandemia te fëmijët.

Mbipesha sjell një sërë problemesh shëndetësore tek fëmijët.

Share With:
Translate »
170 Views