‘Sheherzadja’ shkëlqen nga shtatzania
Aktorja e famshëm turke, Berguzar Korel, ka kohë që ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Halit Ergenc, do të bëhen prindër.
Çifti i famshëm i aktorëve u bënë të popullarizuar te publiku shqiptar me rolet e tyre në serialin në serialin “1001 Gece”.
Dy aktorët janë çift bashkëshortor edhe në jetën reale, ndërsa ata tashmë janë prindër të një djali nëntëvjeçar.
Porse Korel i ka mahnitur fansat e saj duke u paraqitur në një eveniment me fustan të bardhë që ia ekspozonte barkun e fryrë.
Ajo ka marrë komplimente të shumta nga fansat për dukjen e saj, ndërsa fotografia ka marrë qindra mijëra pëlqime.