Sheldoni i vogël dhe i madh do të takohen në “The Big Bang Theory”

“CBS” njoftoi se “The Big Bang Theory” dhe spinoff-i i tij “Young Sheldon” do të bashkohen në një ndërthurje televizive, parashikuar për në dhjetor.

Aktori Ian Armitage, që interpreton Sheldon Cooper kur ishte fëmijë, do të shfaqet në serialin origjinal së bashku me Lance Barber, që interpreton të atin, George, dhe Montana Jordan, që interpreton të vëllanë e madh, Georgie.

Për momentin nuk ka detaje për natyrën e ndërthurjes, por ka mundësi që këta personazhe të shfaqen në një moment kujtese nga fëmijëria.

“The Big Bang Theory” do të ndalë narracionin e gjatë me episodin e fundit të sezonit 12, i parashikuar për në maj 2019. Përfundimi i serialit tepër të vlerësuar me çmime erdhi kryesisht prej vendimit të Jim Parson, i cili synon të vijojë me projekte të tjera.

Share With:
Translate »
614 Views