Shembet shkolla e fshatit Bubq, u dëmtua nga tërmeti

Shkolla “Selman Daci” në fshatin Bubq  po shembet pasi u dëmtua nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Shkolla I shërbente 261 nxënësve nga niveli parashkollor deri në gjimnaz.

Shkolla e fshatit Bubq kishte dëmtime të shumta në strukturë dhe u vlerësua nga grupet e inspektimit si e pabanueshme.

Nxënësit e shkollës së fshatit Bubq do të sistemohen në shkollat e zonës përreth.

Share With:
Translate »
468 Views