Shëndrin e tëra, ja si duket Miriam Cani në muajin e 5-të të shtatzënisë

Një muaj më parë çifti i njohur i showbizit Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e ëmbël se janë në pritje të fëmijës së dytë. Lajmin e bënë të ditur në koncertin e Albanit në Kosovë, ndërkohë që në intervista të ndryshme, Miriam zbuloi se ishte 4 muajshe shtatzënë dhe se ende nuk e dinin gjininë e bebit.

Miriami ka qenë shumë diskrete dhe gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë aktive në rrjete sociale dhe fotot prej saj kanë munguar. Ajo po hynë tashmë në muajin  e pestë dhe pak më parë ka publikuar një foto pas shumë kohësh.

Në selfien e publikuar, Miriami shihet e ëmbël dhe natyrale si gjithmonë ndërkohë që të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj i kanë thënë që shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.

Madje edhe shoqet e saj e kanë vënë re nurin që i ka rënë nga shtatzania.

Share With:
Translate »
2031 Views