Shënimi i Catherine Zeta-Jones për fillimin e shkollës është frymëzim për të gjithë, jo vetëm për dy fëmijët e saj
Carys Zeta Douglas dhe Dylan Michael Douglas, dy fëmijët e aktores hollivudiane Catherine Zeta-Jones, edhe pse tani janë studentë të rritur do të rikthehen në studimet e tyre me mbarimin e pushimeve të verës. Aktorja 50 vjeçare thotë se ky sezon arsimor është i paprecedentë për shkak të rregullave nga pandemia e koronavirusit, por u jep një mesazh të gjithë atyre që rikthehen në bankat e shkollës apo qoftë online: Dituria është çelësi i jetës, shkruan aktorja.
Në postimin në Instagram ka publikuar një foto të dy fëmijëve dhe shkruan:

Vera zyrtarisht përfundoi në familjen tonë. Sot të dy i kthehen studimeve. Në mënyra të ndryshme, të pashembullta. Ju dua të dyve. Dhe për të gjithë fëmijët e tjerë: Dituria është çelësi i jetës. Kështu që luftoni. Do të kalojë edhe kjo situatë!
Catherine Zeta Jones është e martuar me aktorin Michael Douglas prej vitit 2000.