Sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli”, plagoset shoferi që transportonte nxënësit

Dy persona janë plagosur me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Policia njofton se njëri prej të plagosurve është një shofer furgoni që merret me transportin e nxënësve. Dyshohet e shkak për konfliktin është bërë bllokimi i rrugës. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Autori nuk është identifikuar ende nga policia.

“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Share With:
Translate »
195 Views