Sherr në Astir, në spital dy persona dhe një grua shtatzënë

Një tjetër sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, këtë herë në zonën e Astirit.

Burime nga Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, dy persona me inicialet Xh. G., dhe A. T., janë përfshirë në një sherr dhe të dy kanë përfunduar në spital.

E pranishme në momentin e konfliktit ka qenë edhe gruaja shtatzënë e njërit prej të lënduarve, e cila për pasojë edhe ajo ka përfunduar në spital.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
82 Views