Sherr në kopsht, drejtoresha kap për flokësh edukatoren në sy të fëmijëve

Një sherr ka ndodhur në një institucion parashkollor në Korçë, në prani të fëmijëve ditën e sotme. Mësohet se mësuesja Zana Brahimllari është dhunuar nga drejtoresha e kopshtit Laureta Asllani. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një prej kopshteve të qytetit, shkruan BalkanWeb.

Burimet bëjnë me dije se mësuesja është dhunuar fizikisht brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve. Burime nga spitali bënë me dije se mësuesja është larguar pasi ka marrë mjekimin shëndetësor, ndërsa aktualisht mësuesja ndodhet në komisariatin e Korçës për të kryer kallëzimin ndaj drejtoreshës, ku ka deklaruar se sherri nisi pas një pretendimi të drejtoreshës. “Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal pasi: Më datë 12.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja S.B, 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë mësuese parashkollore në kopshtin nr 9, e cila ka deklaruar se më datë 11.12.2017, është konfliktuar për motive të dobëta me drejtoreshën e kopshtit, shtetasen L.A, 38 vjeçe, banuese në Korçë, në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Nga ana e Policisë, u kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
759 Views