Sherri me karrige te “Çajupi”, shpërndahen banorët, nxënësit panë “show” para mësimit
Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë panë një shfaqje të shëmtuar mëngjesin e sotëm para të fillonin mësimin, teksa po ziheshin me karrige disa banorë.
Sherri ka zgjatur për disa minuta dhe pas ndërhyrjes së policisë është ndalur përshkallëzimi i situatës. Të plagosur gjatë përplsjes me sende të forta kanë mbetur 4 persona, ndërsa në kisariat janë shoqëruar 2 të tjerë. Siç shihet nga pamjet e ABC situata tani është normalizuar dhe të gjithë banorët që e filluan sherrin në një lokal janë shpërndarë.