Sherri që tronditi Kavajën, Rexha u vra në sy të gruas dhe fëmijës së mitur

Kavaja u trondit mbrëmjen e sotme kur dy persona, pas një konflikti vranë njëri-tjetrin.

Albeu.com mëson se Altin Rexha dhe Edmond Gosa kishin pasur një konflikt të mëparshëm dhe ishin takuar për t’u sqaruar.

Por me sa duket takimi sqarues ka degraduar në konflikt dhe më pas dy protagonistët kanë nxjerrë armët, njëri thikën dhe tjetri pistoletën.

Ka qenë Edmond Gosa i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se në momentin e sherrit Altin Rexha ka qenë në prani të gruas dhe fëmijës së tij të mitur.

Sipas hetimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Gjithashtu, nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa.  Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ploytë të rrethanave.

Share With:
Translate »
133 Views