Shfrytëzoi seksualisht për dy vite të miturën! Kirurgu ishte besimtar, kishte edhe tre gra të tjera (Detaje)

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i mjekut kirurg, Dervish Hasi, i cili ra në prangat e policisë pasi shfrytëzoi një shtetase të mitur për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

Mësohet se 42-vjeçari e ka përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe. Pas denoncimeve të bëra në polici, ai ka thënë se vajza ka ardhur me deëshirën e saj, pavarësisht se ajo ishte e mitur.

Share With:
Translate »
93 Views