Shifra absurde sa pagoi Victoria Beckham për një prerje flokësh për vajzën e saj 9 vjeçe

Është vajza e një prej dizajnueseve dhe ikonave të modës, por në këtë rast nuk po flasim për çmimin e veshjes së saj, po sesa paguan Victoria Beckham për një model të ri flokësh për vajzën e saj.

46-vjeçarja pagoi për prerjen e flokëve dhe krehjen e Harper, 9 vjeçe, një shumë prej 360 paund, sipas faqes së sallonit të bukurisë.

Shifra absurde sa pagoi Victoria Beckham për një prerje flokësh

Mediat britanike që publikuan lajmin, tentuan të kontaktonin edhe me përfaqësuesit e Victoria-s, por nuk reaguan. Ndërkohë ky lajm vjen pas raportimeve se Victoria i ka dhënë këshilla mikes së saj Meghan Markle, sesi t’i përballonte kritikat.

Shifra absurde sa pagoi Victoria Beckham për një prerje flokësh

Burime thanë për revistën ‘Closer’ se, “Victoria gjithmonë ka përfituar ngaqë ka treguar në publik anën e saj të vërtetë dhe i ka këshilluar Dukeshës që të bëjë të njëjtën gjë”./ Burimi The Sun

Share With:
Translate »
860 Views