Shifra të larta të infektuarish me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe 4 viktima

Shifrat ditore të të infektuarve me Covid në vendin tonë vijojnë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 5544 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 740 raste të reja dhe katër persona kanë humbur jetën.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 715 qytetarë duke e çuar në 137,587 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë të infektuarit janë konstatuar në këto bashki, 252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Ndërkohë aktivë me Covid në të gjithë vendin janë 12,129 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë.

Share With:
Translate »
149 Views