Shikoni sa është rritur Bylenti i “Dashuri e ndaluar”
Kanë kaluar plot 7 vjet nga “Dashuri e ndaluar”, seriali që bëri për vete mijëra njerëz në të gjitha vendet ku filmi u transmetua. Edhe publiku shqiptar, mes shumë personazheve të spikatur, ka veçuar Bylentin, djalin e vogël të familjes Zijagil, i cili bëri për vete të madh e të vogël me brishtësinë e tij.

Ishte vetëm në hyrje të adoleshencës kur nisi të luante rolin në serial dhe bashkë me seritë, u rrit edhe Batuhan Karacakaya.

Sot, vështirë ta njohësh fëmijën e ëmbël që kemi fiksuar të gjithë nga ekrani. Batuhan nuk ngjan as me Bylentin dhe as me Mertin e “Shtëpiake të dëshpëruara” pak vite më vonë. Sot, ai është një 21-vjeçar shumë simpatik që vijon të jetë i suksesshëm edhe në aktrim.

Xhirimet e fundit të Bylentit janë ato në serialin “Ertugrul” ku ai luan rolin e Dundar-it.

Nëse u hedh një sy fotove të aktorit në Isntagram, vështirë të dalës pa u shkuar deri në fund. Me stil, i palestruar, seksi, jo rrallëherë edhe provokues. Batuhan Karacakaya i plotëson të gjithë kriteret që çmendin vajzat.

