Shiste misra për të blerë librat e shkollës, ja çfarë ka ndodhur sot me Oligertin

Të gjithë besojmë e mbani mend Oligertin, një fëmijë i pafajshëm 10-vjeçar të cilin kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar të shesë misra çdo ditë në vendin e quajtur “Ura e Karicës” për të siguruar rrobat dhe librat e shkollës.
Oligerti rrëfeu se dilte në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit dhe kthehet në shtëpi në orën 19:00 duke sfiduar motin edhe vetminë që e shoqëron gjatë gjithë ditës.
Por ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu bën me dije se falë koordinimit në kohë reale të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës me institucionet qendrore dhe vendore, Oligerti është ulur dje në bankat e shkollës?.
“Oligerti, 10 vjeçari nga Burreli ka nisur si të gjithë moshatarët e tij vitin e ri shkollor me libra? dhe mjete shkollore falas
E gjithë vemendja jonë është tek fëmijët, për ti integruar në shkolla, si vend i duhur ku ata kanë mundësinë të realizojnë potencialin e tyre të plotë”, shkruan ministrja teksa ndan edhe fotot.

42261229_551504478638940_697456878749220864_n.jpg

42267733_551504085305646_5667723239908966400_n.jpg

Share With:
Translate »
894 Views