Shkëlzen Berisha publikon foton e rallë me djalin dhe vajzën e tij, reagon Armina
Shkëlzen Berisha rrallë poston foto personale, por sot pas shumë kohësh ka postuar një foto të veçantë. Themi të veçantë pasi Shkëlzeni shfaqet me dy fëmijët e tij, Medina dhe Lajdoni.

Dy fëmijët e Shkëlzenit janë rritur shumë që nga hera e fundit kur i kemi parë. Medina duket si një zonjushë e vërtetë shumë elegante ndërsa Lajdoni me kostum një kopje e të atit.

Shkëlzeni me dy fëmijët kanë marrë komplimenta të shumta dhe urime nga ndjekësit, madje Armina ju ka dërguar atyre tre zemra. Kujtojmë që Medina dhe Lajdoni jetojnë në Suedi me mamanë e tyre, por marrdhëniet me babin dhe Arminën i kanë shumë të mira.


