Shkencëtarët zbulojnë një lidhje mes gripit dhe diabetit tek të sapolindurit

Një studim i ri ka zbuluar se ka një lidhje të fortë midis infeksioneve, si pneumonia, bronkiti, sinusiti etj, dhe diabetit të tipit 1. Fëmijët që preken më shpesh nga ftohja dhe gripi para se të mbushin 6 muaj janë më të rrezikuar që të preken nga diabeti, kanë zbuluar një grup shkencëtarësh gjermanë.
Shkencëtarët mendojnë se fëmijët janë më të rrezikuar që të preken nga infeksionet, duke qenë se trupat e tyre nuk kanë akoma një sistem imunitar të zhvilluar plotësisht.
Studimet e fundit sugjerojnë se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes rrisin rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 1 nëse foshnjat sëmuren shpesh brenda gjashtë muajve. Shkencëtarët vëzhguan të dhënat mjekësore të rreth 300 mijë foshnjave të lindur në Bavaria, në Gjermaninë Jugore. Nga këto të dhëna ata panë se rreth 97% e foshnjave që ishin prekur nga infeksionet gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes, vuanin nga diabeti.

Share With:
Translate »
889 Views