“Shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë” Kendall Jenner bëhet pjesë e sfidës, poston foto kur ishte 13 vjeçe
Kendall Jenner, ndonëse një ikonë bukurie dhe njëra nga modelet më të paguara në botë ka folur hapur për luftën e saj me aknet kur ishte adoleshente.
Nisur nga sfida që ka pushtuar internetin, ajo e 10 viteve më parë, Kendall ka publikuar dy foto kur ishte e vogël për të treguar fytyrën e saj plot akne, që e detyronte të shkonte çdo ditë në shtëpi duke qarë.
Kendall ka postuar në Instastory foto të adoleshencës ku shihen akne të shumta në fytyrë.

“Ndërkohë që ka probleme shumë më të mëdha që ndodhin në botë, vuajtja nga aknet për mua ishte një dobësi. Është diçka me të cilën jam përballur që kur isha një adoleshente dhe më ka bërë të ndihem e shqetësuar, i pafuqishme dhe e pasigurt”.
“Ne e kurojmë veten online dhe zgjedhim të publikojmë momentet e bukura. Dua t’i tregoj brezit të ri se jo çdo gjë është perfekte”, vijon modelja e cila publikoi edhe një foto nga xhirimet pa pikë makijazhi në fytyrë.
