Shkolla e fëmijëve në këtë shtet ‘thyen’ rregullat për festat tradicionale
Të gjithë po përgatiten për festën e nënës duke menduar dhurata dhe surpriza të ndryshme, përvec një shkolle infermierësh në Belgjikë që ka deklaruar se nuk do e festojnë më.
Fëmijët e shkollës Catteau-Aurore në Bruksel do kenë një ‘ditë familjare’ ku do nxiten për të bërë dhurata për gjithë pjesëtarët e familjes. Jo të gjithë janë të lumtur nga ky ndyshim.
Sipas BBC, një letër e dërguar tek prindërit këtë javë tregon se vendimi është marrë që studentët të përfaqësojnë më mirë format që marrin familjet moderne.
“Temat familjare do diskutohen në klasë ku do i jepet më shumë hapësirë fëmijëve që të shprehin situatat e ndryshme ku gjenden. Nëse kanë një nënë dhe një njerkë, dy baballarë apo një gjyshe, ideja është që të tregojnë se jetojnë me njerëz që i duan dhe i dojnë”, shkruhet në letër.
Shkolla Catteau-Aurore ka shkaktuar polemika në Belgjika, e cila do ndikojë dhe në ditën e Babait në Qershor.
Dita e Nënës në Belgjikë është në muajin maj. Mësuesja Nadina Joannes ka thënë për BBC është vendim i motivuar nga ankesat që disa fëmijë kishin ndjerë nga mospjesëmarrjet e disa festave familjare.