Shkolla e re “Vaçe Zela” së shpejti do të jetë gati për 1500 fëmijë
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se së shpejti shkolla e re “Vaçe Zela” në kryeqytet do të jetë gati për të pritur 1500 fëmijë.
Në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri tregon ecurinë e punimeve, ndërsa është shoqëruar me këngën e artistet Vaçe Zela.
“Mirë mëngjes dhe me shkollën e re “Vaçe Zela” në kryeqytet, një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë, e cila po merr formë ditë pas dite, për të pritur 1500 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.