Shkolla e saj e parë nderon Dua Lipën me këtë rutinë të ëmbël të çdo dite

Shkolla ku Dua Lipa ka ndjekur mësimet po e nderon ish-nxënësen duke vënë këngën e saj çdo mëngjes për nxënësit e shkollës.

Dua Lipa, që është shndërruar në një yll të pop-it ndërkombëtar, është një ish-nxënëse në shkollën fillore të Fitzjohn-it në Hampstead.

“New Rules” e këngëtares 22-vjeçare tani luhet çdo ditë në sesionin e përditshëm “Wake Up Shake Up”, që organizohet për fëmijët më të vegjël në fillim të ditës. Ideja e sesionit është që përmes vallëzimit dhe këngës të aktivizohen nxënësit pasi që të mbërrijnë në shkollë, që në këtë mënyrë ata mund të jenë më të përqendruar për orët mësimore.

Share With:
Translate »
757 Views