Shkollat po hapen për t’u mbyllur/Pse ky vit i ri do të jetë sërish i vështirë!
Burimi: The Atlantik
Pritshmëritë për këtë vit të ri shkollor ishin të mëdha, deri në momentin që variant Delta i Covid-19, nisi të përhapej në botë. Pavarësisht se këtë vit gjërat duhet të ishin ndryshe nga ai i shkuari, viti shkollor 2021–2022 po fillon njësoj: me konfuzion dhe frikë. Shkollat po hapen, vetëm për t’u mbyllur. Dhjetëra mijëra studentë tashmë janë duke u izoluar ose karantinuar. Fëmijët po vërshojnë drejt korridoreve të shkollave, ndërsa Delta po i kthen ata në spitalet pediatrike.
Viti shkollor do të jetë përsëri i vështirë.
“Rreziku që koronavirusi paraqet për një fëmijë është ende shumë i ulët,” raporton Sarah Zhang. “Por Delta do t’i vështirësojë gjërat”.
Prindërit janë të shqetësuar, ndërsa ndodhen përballë zgjedhjeve të dyzuara. Debatet për maskat vazhdojnë. Disa shtete kërkojnë që studentët t’i mbajnë ato, të tjerë kundërshtojnë. Ajo që është e qartë që në nisje të vitit të ri shkollor, është se sërish as ky vit nuk do të jetë aspak i lehtë.