‘Shkopi magjik nuk ekziston’. Urimi dhe porosia që Laura Pausini ka për vajzën e saj 8 vjeçe
Paola, vajza 8 vjeçare e këngëtares italiane Laura Pausini festoi ditëlindjen. Laura postoi një album fotosh nga festa bashkë me një shënim që kishte brenda urimin, por edhe listën e porosive.






Paola, fanse e madhe e Harry Potter (aq sa edhe tema e ditëlindjes është organizuar mbi këtë film) e di tashmë se shkopi magjik i Harry-t nuk ekziston. Ia tha mami i saj Laura.

“8 vite me ty Paola. Në jetën reale nuk ekziston shkopi magjik i Harry Potter, por ti mos ki frikë kurrë. Rritu kështu siç ke bërë deri tani: e lumtur, kurioze, e kujdesshme dhe e sjellshme… je ti ajo që do vendosësh nëse do e bësh jetën tënde speciale apo jo. Ne do jemi gjithmonë krah teje për të të shoqëruar dhe për të të mbështetur, gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen luleshtrydhja jonë e vogël! Mami dhe babi”.