Shkrimi që do t’ju bindë t’ju blini më PAK lodra fëmijëve

“Dy dekada më parë, një projekt gjerman i quajtur, “Der Spielzeugfreie Kindergarten” (çerdhe pa lodra) donte të shihte se çfarë do të ndodhte nëse i hiqnin lodrat

nga kopshtet. Të gjitha lodrat nga klasat pjesëmarrëse në studim u hoqën për 3 muaj.

Një nga mësueset, Gisela Marti, tha: “Në këto tre muaj ne u ofrojmë fëmijëve hapësirë dhe kohë për të njohur veten. Na duhet të gjejmë mënyra të reja dhe kreative për t’i argëtuar dhe zhvilluar personalitetin”.

Qëllimi i studimit ishte të ushqente vetëbesimin, imagjinatën, kreativitetin, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe socializimin.

Ditët e tyre ishin qëllimisht të pastrukturuara për të shmangur nxitimin. Në vend të kësaj, ata ishin të lirë të bënin atë që dëshironin dhe si dëshironin

Çdo ditë bëhej një video e fëmijëve. Në ditën e parë, dukeshin të hutuar dhe të mërzitur ndërsa shikonin të shqetësuar rreth klasës së tyre, të madhe, bosh.

Por, në ditën e dytë, fëmijët po luanin me karrige dhe batanije, duke bërë strofulla duke mbështjellë batanijet mbi tavolina dhe duke i ngecur me këpucë.

Shumë shpejt ata filluan të vrapojnë nëpër dhomë, të bisedojnë duke qeshur të emocionuar. Në fund të muajit të tretë, ata ishin

të përfshirë në lojëra imagjinare, të aftë për t’u përqëndruar më mirë dhe komunikuar në mënyrë më efektive.

Në kërkime të tjera, Kathy Sylva shqyrtoi rreth 3000 fëmijë të moshave 3-5 vjeç dhe zbuloi që “kur fëmijët kanë një numër të madh të lodrave duket se ka një element shpërqendrues dhe kur fëmijët janë të hutuar, nuk mësojnë dhe as nuk luajnë mirë.”

Dr John Richer, Psikolog Pediatrik shpjegon kur fëmijët marrin një lodër të re ata kalojnë në dy faza: eksplorim dhe lojë.

Gjatë fazës së eksplorimit, një fëmijë pyet: “Çfarë bën kjo lodër”.

Dhe në fazën e lojës, një fëmijë pyet: “Çfarë mund të bëj me këtë lodër?”

Dhe ndodh gjatë fazës së lojës krijimtaria dhe imagjinata. Atëherë lulëzon.

Ironikisht, duke ofruar më pak lodra, ne u ofrojmë fëmijëve më shumë kohë për të luajtur.

Share With:
Translate »
67 Views