Shkup, 40-vjeçari vret nënën dhe gjyshen

Një 40-vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë nënën e gjyshen e tij me mjet të mprehtë. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek vrasja, përcjell Klan Macedonia.

Kontroll në vendngjarje ka kryer edhe prokuroria.

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer vëzhgime në vendngjarje në një banesë në rrugën ‘Ruzveltova’ ku sipas informacioneve fillestare një 40-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes. Për zbardhjen e ngjarjes, prokurori publik do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerave si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thonë nga prokuroria.

Ndërkaq më herët edhe nga policia e konfirmuan rastin dhe njoftuan se 40-vjeçari tashmë është arrestuar.

Share With:
Translate »
90 Views