Video/ Dy fëmijë bien në lumin Gjanicë në Fier, i rrëmben rryma e ujit c

Dy fëmijë romë duke luajtur në anë të lumit Gjanicë në Fier kanë rënë në lumë.

Sipas dëshmitarëve okularë, njërit prej fëmijëve i ka rrëshqitur këmba. Fëmija tjetër ka tentuar ta ndihmojë por ka rënë edhe ai brenda në lumë. Teksa janë munduar të dalin nga lumi, i ka rrëmbyer rryma e lumit.

Ka qenë një i ri që ka qëlluar në vendin e ngjarjes, i cili është hedhur menjëherë në lumë për t’i shpëtuar të vegjlit, që kanë rrezikuar seriozisht mbytjen.

Fëmijët janë marrë nga një ambulancë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
Translate »
392 Views