Shoferi përplas me makinë gjyshin dhe nipin 5-vjeçar në Tiranë

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në Tiranë. Makina me drejtues një 32-vjeçar, ka përplasur një 63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar. Pas ngjarjes është bërë e mundur arrestimi e drejtuesit të mjetit, ndërsa informojnë se të lënduarit janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.’- njofton Policia.

Share With:
Translate »
154 Views