“Shoh veten tek ajo”, me dy prindër artistë, vajza Soni Malaj pritet të pushtojë skenat në pak vite

Eftuar ditën e sotme në “A Live Night”, Soni Malaj jep një intervistë shumë të veçantë dhe ndryshe, ku tregon për karrierën e saj dhe jo vetëm. Por a ndikohet artistja nga komentet dhe lajmet e shumta të vërteta ose jo, që publikohen për të?! Ja si shprehet ajo në “A Live Night”!

Unë nuk lexoj komente, nuk lexoj çfarë shkruhet. Nuk ka të bëjë me Sonin që jam në të vërtetë, është një mënyrë si mediat më paraqesin në një moment të caktuar. Nuk e marr personale sepse nuk ka të bëjë me mua realisht. Familja ime si familje shqiptare pak fanatike normale mund të mërziten. Unë jam person i qetë nga kjo anë.

Më tej, ajo shprehet për vajzën e saj, dhe duket se sheh Sonin e vogël tek ajo.

Ana thotë që do bëhet veterinere, por i pëlqen skena. Veterinere e ka si mbulesë, por ajo kur hypën në skenë, e do magjinë e skenës. Unë shoh veten time tek ajo. Nëse ka një ditë pushim nuk del jashtë, bën koreografitë, këngët e veta. Mbyllet në dhomë bën prova. Këto nuk janë rastësisht, janë gjëra që unë i kam kaluar vetë.

Por si ka ndryshuar Soni artiste në këto 25 vite?! Këtë na e zbulon vetë artistja në “A Live Night”.

Në skenë vokalisht tani kam shumë më shumë energji, ndihem më e qetë, më e lumtur, fal shumë më shumë energji të mirë te publiku im, i argëtoj më tepër. Kur je më e vogël do të shijosh dhe gjëra të tjera, lodhesh më shpejt. Zgjedhjet kanë qenë të ndikuara, ato mundësi kemi pasur. Në këtë 25-vjetor unë them që tani kam filluar rrugëtimin artistik.

Shembulli vjen që nga familja për të qenë një grua me karakter të fortë, mami im është ashtu. Është një grua që gjithmonë ka qenë një dorë e fortë në familje. Një grua që ka pasur lirinë e saj. Punonte, ka pasur punë të rëndësishme, ka dashur karrierën e vetë. Gjithmonë më ka thënë pjesa e lirisë është shumë e rëndësishme…

Fansat e mi i kam prej shumë vitesh, janë fansa që kanë lindur kur unë kam qenë në skenë, kam shumë vajza të vogla që tani më shohin si artisten e vetme që performoj në skenë dhe këndoj… Më pëlqen që fansat janë të të gjitha moshave. Shikoja vajzat e vogla që kishin mësuar koreografitë e mia.

Ndërkohë, Soni Malaj ka edhe një mesazh dhe disa këshilla për këdo që dëshiron të arrijë majat në muzikë.

Në radhë të parë duhet ta duash jashtëzakonisht shumë, kjo është e para, dashuria për muzikën. Ka edhe një gjë që është fokusi, duhet të jesh shumë i fokusuar në karrierë. Puna, absolutisht, duhet shumë punë, unë çdo ditë stërvitem. Ti duhet të jesh më i miri, dhe kjo arrihet duke punuar aq shumë, me frymëmarrjen, fizikun, vokalin. Duhet ta duash shumë që edhe të punosh pastaj shumë. Unë kam parë shumë talente gjatë gjithë jetës sime, shkojnë deri në njëfarë pike dhe kthehen mbrapsht.

Por çfarë do t’i thoshte artistja Sonit të vogël?! Këtë na e zbulon ajo në “A Live Night”.

Soni në fillim i kishte idetë e qarta. Sonit që më vonë ndonjëherë ka humbur rrugën, do t’i thoja që nuk është asgjë kaq tragjike dhe kaq shumë për ta vrarë mendjen. Kalon shumë shpejt. Vazhdo tek ajo, fokusi aty…

Share With:
Translate »
151 Views