Shokuese/ E infektuar që prej 6 muajsh, 49-vjeçarja: Dua që ky makth të mbarojë

Një paciente në Itali, e quajtur Nada Cava, ka 6 muaj që përballet me Koronavirusin. Ajo ka kryer 19 tamponë dhe sërish ka rezultuar pozitive.

47-vjeçarja është karantinuar që me datë 13 mars, kur zbuloi se ishte infektuar. Si rrjedhojë, ajo ka humbur dhe vendin e punës. Megithatë Nada ka gjetur menjëherë punë të re, te e cila duhet të paraqitet me 2 shtator, kjo nëse është shëruar.

“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu. Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”, ka deklaruar ajo për mediat italiane.

Burimi: “Abc News”

Share With:
Translate »
477 Views