Shokuese në Tiranë/ Burri e dhunon gjatë shtatzënisë, fëmija në rrezik për jetën

Një grua 35-vjeçare nga Tirana, nënë e 5 fëmijëve, ka treguar historinë e saj tronditëse për emisionin “Historia ime”. Ajo është dhunuar vazhdimisht nga i shoqi, i cili ka dhe një bashkëjetuese tjetër dhe një fëmijë.

35-vjeçarja ka rrëfyer se bashkëshorti ka ushtruar dhunë mbi të dhe kur ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Si pasojë, ka kaluar një lindje të vështirë dhe fëmijën e kanë vendosur në oksigjen, në rrezik për jetën.

Ajo ka treguar se ka ndenjur 1 muaj në spital, më pas ka shkuar të jetojë te familja e saj, së bashku me 5 fëmijët. Gruaja është divorcuar por ish-bashkëshorti po i kthen fëmijët kundër saj.

“Shkoj të jetoj atje, zotëria vinte me nerva sepse pinte dhe kokainë. Unë mbaja fëmijët, ai nuk vinte fare në shtëpi. Isha shtatzënë dhe një moment i çoj një mesazh dhe i them hajde në shtëpi ose unë do kap familjarët e asaj që po jeton ti dhe i zgjidhim gjërat një herë e mirë. Më thotë po e bërë atë gafë unë do të të eliminoj. Vjen në shtëpi dhe godet me shpulla me grushta. Merr peshqirin dhe më bën një vizë në fytyrë, i kam dhe në foto. Bie një moment në tokë dhe nga frika shkoj në banjo për t’u fshehur. E theu derën e banjës dhe më gjuante nga mbrapa me grushta dhe shkelma.

Në një moment thashë se mbarova. Më nxiu syrin. Shkoj në gjendje kome në dhomën time dhe vjehrra nuk donte t’ja dinte fare për mua. Fëmija im i madh shkoi tek komshia dhe lajmëroi prindërit e mi. Prindërit e mi u bënë alarmantë dhe erdhën më morën. Shkova tek prindërit dhe thashë do lind këtu. Linda dhe fëmija. Kisha lindje të vështirë, dy ditë dhimbje dhe fëmijën ma futën në oksigjen dhe mjekët thanë që është në dorën e Zotit. Kam ndenjur 1 muaj në spital dhe i lutesha Zotit që mos ma merrte këtë fëmijë. Si përfundim i dola dhe shkova të jetoj me fëmijët tek familja ime”, ka treguar ajo.

Burimi: “Tv Klan”

Share With:
Translate »
442 Views