Shokuese, nëna tërheq zvarrë djalin në rrugë me motoçikletë për ta ndëshkuar

Një nënë ka ndëshkuar djalin e saj në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, pasi i vodhi rreth 200 paund të kursimeve të familjes. Ajo ka lidhur djalin pas motoçikletës dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë.

Në video shokuese tregon djalin me duart e lidhura të shtrirë në mes të rrugës ndërsa nëna vet e ka tërhequr me motoçikletën e saj.

Nëna është ndaluar nga një grua që po kalonte, e cila është tronditur kur ka parë djalin që po e tërheqte në asfalt në Ludian County në qytetin Zhaotong të Kinës.

Sipas nënës djali i saj i vodhi 224 paund që ishin kursimet e familje dhe nuk tregonte se çfarë kishte bërë me paratë.

Shuma ishte pothuajse paga e muajit të plotë të burrit të saj.

“Ai sjell 337 paund në muaj në shtëpi,”-dëgjohet duke thënë në video.”Unë e kam dënuar për 2 ose 3 ditë.”

Djali nuk thotë asnjë fjalë gjatë videos së shkurtër dhe nuk i lironte duart e lidhura me litar.

https://www.mirror.co.uk/4c8fd4a3-1817-4609-8a3b-cdb0cf31710e

Share With:
Translate »
732 Views