Shpaloset në shesh portreti 100 metër katrorë: “Drejtësi për Arditin”

Po shkojnë drejt përfundimit përgatitjet për protestën e mesditës së sotme të thirrur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në sheshin “Skënderbej” është shpalosur një prej simboleve kryesore të protedtës, portreti gjigant i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës. Protestuesit e cilësojnë të ndjerin, si simbolin e viktimës nga mafia e plehrave. Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”. Arditi ishte një 17-vjeçar që punonte në landfillin e plehrave në Sharrë. Partia Demokratike akuzon se Bashkia e Tiranës dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës.

Share With:
Translate »
737 Views