Shpat Kasapi: “Dashuritë e së shkuarës nuk i mendoj, dua të bëhem baba!”

Shpat Kasapi është beqar dhe në pritje për një fat më të mirë.

I ftuar në “Pop Culture”, ai është ngacmuar përsa i përket të kaluares, dhe ka treguar se nuk është penduar për të por thjesht dëshiron të shohë nga e ardhmja.

“Fati vjen atëher kur t’i ndihesh që je gati për një lidhje serioze, unë jam kupton por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër”.

“Nuk jam penduar për gjërat që më kanë ndodhur, të bukurat mbeten në kujtime. Dashuritë e të shkuarës nuk i mendoj shpesh sepse shoh nga e ardhmja apo momentalet, madje nuk jam tip që mbaj marrëdhënie shoqërore.

Shpat Kasapi ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba dhe këtë e sheh të ndodhë shumë shpejt!

“Në lidhjen që do krijoj normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe është një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”,ka përfunduar ai.

Share With:
Translate »
510 Views