Shpërthen gazetarja shqiptare: ”Të zëntë haku i fëmijës që kam në bark, në ferma po mbillet vdekja”

Nuk është hera e parë që në mediet shqiptare trajtohet tema e sigurisë ushqimore, e cila për hir të së vërtetës nuk ka ndryshuar aspak pavarësisht premtimeve dhe masave të autoriteteve përkatëse, dhe mesa duket rastet abuzive nuk kanë të ndalur. E fundit që ka rënë pre e tyre është gazetarja e ”News 24″, Klodjana Haxhiaj, e cila ka shpërthyer në mallkime dhe ofendime kudrejtë fermerëve, kontrolluesve të AKU-së apo dhe vetë tregëtarëve ditën e djeshme. Në fotot e publikuara në profilin e saj në Facebook, Klodjana tregon sesi shalqiri i parë i blerë për këtë sezon është i gjithi i kalbur.

”Shalqini i parë i këtij sezoni që hapa këtë mëngjes.
O fermer që ke rritur këtë monstër, ty të marrtë dritën e syve monstra që ke rritur! Unë e bleva me lekë aq sa ia vë ti çmimin ! O fermer të zëntë haku i bebes time që ushqej akoma ne bark o monstër që më shtive në mallkime që në pikë të mëngjesit! Me radhë i zëntë që nga fermeri, agronomi, ai i AKU-së, e deri tek më i madhi që del e më thotë se produktet e vendit janë të sigurta!

Shalqiri është si dru brenda në pjesë të ndryshme me ngjyra të ndryshme! Tek bishti ka një njollë të zezë që e zeza ju mbuloftë sytë monstra!  A ka kontroll në këtë vend, në fermat ku mbillet e rritet vdekja, në tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukturat bërë palë me ta? Ai ligji që të dënohen me tre vjet burg ku është?-përfundon ajo.

Share With:
Translate »
519 Views