SHPËRTHEN INTERNETI/ Transgjinorja mashkull me gjoks me hormone ushqen foshnjen me gji

Një transgjinor, i lindur mashkull e i kthyer në grua është kthyer në kryefjalë në internet pasi hodhi foto duke ushqyer me gji vajzën e porsalindur të gruas së saj, pasi kishte marrë një regjim hormonesh për të provuar dhe stimuluar prodhimin e qumështit përpara lindjes së foshnjës.

Pasi foli në lidhje me përvojën e saj në Reddit, gruaja e paidentifikuar, e cila mendohet të jetë me banim në SHBA, u përball me reagime të hidhura nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët e quajtën ‘të panatyrshme’ dhe ‘të sëmurë’ që ajo të ushqejë me gji fëmijën, pasi ajo kishte lindur mashkull dhe ka marrë hormone në mënyrë që të fillonte ushqyerjen me gji.

Gruaja, ‘username’ i së cilës është AdmiralFisticuffs, shpjegoi se ka folur me një konsulent për stimulimin e qumështit të gjirit dhe ka marrë një sërë hormonesh dhe ilaçesh për të rritur gjoksin e saj.

Ajo vazhdoi të rrëfejë se regjimi i hormoneve funksionoi me sukses dhe se vajza e saj tani po ushqehet si nga ajo ashtu edhe nga gruaja e saj.

Pavarësisht reagimit të ashpër, një ekspert i laktacionit tha për DailyMail.com se procesi i marrjes së hormoneve për të stimuluar ose rritur prodhimin e qumështit është në fakt ‘shumë i zakonshëm’ dhe më e rëndësishmja, krejtësisht i sigurt për foshnjën. Pavarësisht kësaj, interneti ka shpërthyer në kritika.

Share With:
Translate »
184 Views