Shpërthen virusi në qendrën shëndetësore, gjashtë fëmijë humbën jetën

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën pasi u prekën nga një virus i përhapur në një qendër shëndetësore në New Jersey të Amerikës. Rasti bëhet publik në mediat amerikane. Rasti ka të bëjë me ‘adenovirus’, që është përhapur tek pacientët e vegjël në qendrën e pediatrisë. Zakonisht Adenoviruset shkaktojnë sëmundje jo të rëndë, por duke qenë të vegjël, fëmijët nuk e kanë imunitetin aq të fortë sa për ta luftuar. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërkohë që qendra është mbyllur për të ndaluar përhapjen e virusit. The Guardian shkruan se qendra shëndetësore pediatrike që ndodhet në Haskell është në pronësi private dhe deri tani zyrtarët e qendrës nuk i janë përgjigjur një kërkese të bërë nga gazetarët për të
dhënë shpjegime se si mund të jetë përhapur virusi dhe arsyet./ Artikulli i marrë nga The Guardian/

Share With:
Translate »
693 Views