Shpërthim me lëndë plasëse në Fushë –Krujë, eksplozivi në banesën e Xhisiela Malokut

Zbulohen  detaje të reja nga shpërthimi që tronditi natën e kaluar Fushë-Krujën.

Sipas burimeve nga Policia, një sasi eksplozivi është hedhur në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Shpërthimi vjen pak ditë pas shpërthimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte dneoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.

Share With:
Translate »
734 Views