Shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5-të, Rama: Shtëpi dhe kujdestare për Alesion
Kryeministri Rama ka deklaruar në mbledhjen e sotme se për Alesio Cakonin, duhet gjetur një kujdestare dhe gjithashtu shtëpia do jetë në emrin e vogëlushit. 10-vjeçari humbi babanë dhe motrën nga shembja e pallatit në Thumanë ndërsa nëna e tij ndodhet ende në spital.
“Data 15 është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi ata që kanë humbur të afërmit. Edhe ata kalamajtë që ishin mbrëmë do shkojnë në shtëpi. Do kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, mund të rrijë përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është pronari i shtëpisë. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do i sjellim këtu. Ata e kanë tmerr. Edhe ata që kanë humbur njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur”, u shpreh Rama.
Kujtojmë që Rama i surprizoi dje Alesion dhe Aurelin duke i takuar me Ronaldon dhe Buffon.
