Shpikja e rrallë e vogëlushes së sëmurë për të kapërcyer frikën

Në moshën 7 vjeçare, Ella nga ShBA, u diagnostikua me purpura idiopatike trombocitopenike.Trupi në thelb sulmon dhe shkatërron trombocitet në gjak, duke rrezikuar gjakderdhje dhe plagë.

Për këtë ajo duhej të  nënshtrohej çdo gjashtë deri në tetë javë  transfuzioneve. Megjithatë, frika  e saj më e madhe, ishte  ajo e djegies së IV.

Për ta kapërcyer këtë , Ella, e cila  tani është  12 vjeç, është mbështetur në fantazi, duke krijuar një “prototip” të “Medi Teddy”, një lodër e butë në formë ariu që shërben për të mbuluar tubat dhe çantat.

Vajza  u frikësua nga pamja e tubave dhe pajisjeve medicinale në shtyllën IV, kështu ajo vendosi të “maskonte” duke përdorur një kafshë të mbushur, një arush dhe ngjitës të nxehtë. Kështu lindi “Medi Teddy”, një arush  i cili me pamjen e tij simpatike lehtësoi shqetësimet dhe tani ajo do të dëshironte gjithashtu të mbante shoqëri me fëmijët e tjerë në spital.

Në ditët e fundit, Ella dhe nëna e saj kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbledhur 5.000 dollarë, në mënyrë që ata të mund të ndërtojnë dhe shpërndajnë 500 “Teddy Medi”.

E befasishme është se në pak orë arriti më shumë se 20 mijë dollarë shuma.

Ideja e vajzës u  tregua  nga të gjitha mediat amerikane, CNN në krye. Ajo tha se sapo të mblidhen paratë për t’i bërë ato, arinjtë do t’u jepen fëmijëve në spitalin  pediatrik.

Qëllimi i Medi Teddy,  shpjegon 12 vjeçarja është:- “ të fshehë një qese me lëng, ose produkt gjaku nga fëmija që e merr atë”. Qesja është bërë  mbrapa në mënyrë që infermieret dhe mjekët të shohin gjendjen e ilaçit që merr pacienti.

Share With:
Translate »
568 Views