Shpikjet e fëmijëve që po shpëtojnë botën!
Louis Braille, ishte vetëm 15 vjeç kur ai shpiku një sistem leximi dhe shkrimi për të verbrit. Që të bëheni një shpikës të shkëlqyeshëm, gjithçka që ju nevojitet është frymëzim, vullnet dhe vetëbesim. Ja disa shpikje nga fëmijët që kanë ndihmuar botën që nga zbulimi i sëmundjeve deri në mbrojtjen e pyjeve.
Jack Andraka, SH.B.A., 16 vjeç – testi diagnostikues për kancerin.
Pasi humbi një të afërm nga sëmundja e kancerit, Jack, bëri kërkime shkencore, për të krijuar një aparat që do të mund të diagnostikonte sëmundjen e kancerit të pankreasit. Kjo sëmundje ishte shumë e vështirë, për t’u zbuluar, ajo mund të kuptohet vetëm në fazat e vonshme. Ai ia arriti t’ia dalë, të krijojë një pajisje të vogël që zbulon mesotelinën në gjak. Një sasi e tepërt e kësaj proteine tregon praninë e tumoreve.
Valentin Frechka, Ukrainë, 18 vjeç letër nga gjethet e rëna
Ajo sugjeroi prodhimin e letrës nga gjethet e rëna. 1. 5 ton mund të prodhojnë 20.000 letra A4. Gjethet më të përshtatshme për prodhim janë gjethet e lisit. Valentinës iu dha një medalje ari, e cila dha një kontribut të çmuar në ndalimin e shpyllëzimit.
Kylie Simonds, SH.B.A., 13 vjeç trajtim për fëmijët me kancer
Kylie Simonds ka luftuar kancerin për një kohë të gjatë. Ajo dëshironte që të ishte aktive pavarësisht sëmundjes së saj. Ajo vendosi një pajisje me ilaç në një çantë shkollore, në mënyrë që të mos kishte nevojë të rrinte në shtëpi për të marrë trajtimin.
Laalitya Acharya, SH.B.A., mosha 13 – energji elektrike nga lëvizja e automjeteve
Pajisja e saj e quajtur TraffEnerate shndërron valët nga kalimi i automjeteve në energji elektrike. Pajisjet e tilla mund të instalohen në kryqëzime dhe autostrada. Kjo ide lindi pasi ajo kishte vizituar Indinë dhe pa mënyrën se si familjet jetonin pa energji elektrike dhe përdornin zjarrin për t’u ngrohur.
Gitanjali Rao, SH.B.A., 12 vjeç – një pajisje për zbulimin e përmbajtjes së plumbit në ujë
Në vitin 2016, banorët e Flint, Michigan u helmuan për shkak të përmbajtjes së lartë të plumbit në ujë. Për këtë arsye Raos i lindi idea për të shpikur një pajisje që do të zbulonte përmbajtjen e plumbit në ujë. Pajisja bazohet në një filtër e cila zbulon se sa përqind plumb kishte në ujë me anë 5të lidhjes me smartphone.