Shpresë për kurimin e kancerit të gjirit. Shkëncëtarët shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë
Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit. Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.
Skuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit. Ky eksperimentim doli në përfundimin se trajtimi i kancerit me një ilaç që përdoret për diabetin (rosiglitazone) dhe një tjetër që shërben për të trajtuar kancerin (trametinib) mundi të ndryshonte qelizën.
'Scientists Successfully Turn Breast Cancer Cells Into Fat to Stop Them From Spreading' https://t.co/daL2uUjn22 Paper: https://t.co/UA2dPcaKiG pic.twitter.com/3FqA7RxEAW
— Stem Cell Foundation (@AusStemCell) August 13, 2019
Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse. Shkencëtarët mendojnë se ky ndryshim do të jetë një përfitim permanent për pacientët e tyre.
“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”, -është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.
Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.