Shqipëria në fund të valës Delta, shqetësim Omicron

Shqipëria është në fund të valës së 4 të Covid. Në një intervistë për Tv Klan, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se është arritur imunizimi për këtë valë e cila kërkonte 85 % të popullsisë, por tashmë shqetësim do të jetë vala e mutacionit Omicron.

“Jemi në një situatë të qëndrueshme pasi po bie vila e 4 e valës Delta. Vala Delta po bie sepse një pjesë e mirë e popullatës ose është vaksinuar, ose e ka kaluar, pra afër 85 %. Por varianti Omicron po shpërndahet me shpejtësi dhe duke qenë i ndryshëm tejkalon barrierën imunitare edhe te të vaksinuarit, edhe ata që  e kanë kaluar mund të infektohen. Prandaj booster-i parandalon edhe këtë lloj varianti. Pritet që edhe pas vitit të ri me grumbullime të paevitueshme dhe ardhjen nga jashtë edhe në vendin tonë, pas vitit të ri do kemi përhapje të variantit Omicron që mund të evitohet vetëm me vaksinim booster dhe evitim grumbullimesh”.

Por a do të jetë vala Omicron si ajo e Janar-Shkurtit të këtij viti?

“Padyshim që nuk do kemi një valë të egër si viti i kaluar me variantin Alfa që e gjeti popullatën të pavaksinuar, tani kemi një përqindje të lartë të vaksinimit ose popullsi që ka kaluar infeksionin, kemi një shtresë të mirë të imunizimit të popullatës. Do të kemi rritej rastesh, por do prekin ato grupe me sëmundjesh dhe prandaj duhet booster-i”.

Sipas mjekut Genc Sulçebe, nëse vijon të rritet  mbulesa vaksinale në popullatë, ky do të jetë dimri i fundit i pandemisë.

“Ky do të jetë viti i fundit, kanë kaluar dy vite pandemi. Me rritjen e mbulesës vaksinale do krijohet mbrojtje e tillë që virusi do stopohet, edhe në vijim të 2022 do kemi raste sporadike të koronavirusit, por jo epidemike”.

Deri tani në Shqipëri janë imunizuar plotësisht mbi 1 mln qytetarë. Mbulesa vaksinale në rang vendi arrin në 39.

Share With:
Translate »
167 Views