Shqiptari shtang prindërit e 11-vjeçares në Britani: E dua…

Një shqiptar, i cili ngacmoi një vajzë 11-vjecare në Londër është burgosur. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 22-vjeçari E. Sinaj ka shkuar edhe në shtëpinë e vajzës në Croydon për një periudhë 4-ditore duke thënë se ishte i dashuruar me të.

Pavarësisht thirrjeve të policisë dhe fqinjëve për t’u larguar, shqiptari ka shkuar vazhdimisht në shtëpi dhe e ka parë vajzën nga dritarja gjatë natës. Fillimisht, mamaja e 11-vjeçares ka menduar se ai po përpiqej të grabiste shtëpinë dhe më vonë kuptoi se kishte një fiksim me të bijën.

Pasi u arrestua, Sinaj tha në polici se kishte parë një vajzë në parkun e liqenit, se e dashuronte dhe nëse ai donte ta ndiqte atë, nuk kishte asgjë që e ndalte. Më vonë, pranoi se kishte shkaktuar shqetësime serioze mes datave 3 deri në 6 Gusht 2022.

Sinaj u dënua me 8 muaj burg. Në seancë gjyqësore u zbulua se Sinaj kishte vetëm 3 javë që kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte fjetur në një park.

Fillimisht, i riu shqiptar ka trokitur në derën e shtëpisë së vajzës dhe është “habitur” kur prindërit e saj nuk e lejuan që të flasë me të. Më vonë, ai u pa nga dy fqinj rreth mesnatës dhe i kërkuan që të largohej.

Policia foli me Sinajn më 5 Gusht dhe e paralajmëruan që të mos shkonte më në shtëpinë vajzës. Por ai shkoi sërish dhe të nesërmen u arrestua. Mësohet se Sinaj ka kërkuar mbështetje për shëndetin mendor pasi ka pasur shqetësime se mos ai vuante nga “deluzionet”.

Përveç dënimit, shqiptari është urdhëruar që të qëndrojë larg vajzës apo familjes së saj.

Share With:
Translate »
86 Views