Shqiptarit i ndërron jetë para syve vajza 6 vjeçare. Nuk tenton për ta shpëtuar pasi kishte një problem shëndetësor

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë në det duke u larë, në sy të babait të saj, i cili nuk reagoi për të shpëtuar vogëlushen. Burri ishte i ndarë nga gruaja dhe dinamika e ngjarjes ngre dyshime.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 23 gusht. Siç raportojnë mediet greke babai i Amelias ka thënë para drejtësisë greke se nuk u zhyt në det për të shpëtuar të bijën, sepse vuan nga astma, e për pasojë nuk mund ta mbajë frymën në ujë.

“Më pushtoi pan!ku kur vajza ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias. Gjithçka nisi mesditën e djeshme, kur babai shqiptar, i ndarë nga gruaja, mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit.

Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete.

Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det. I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën.

Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra. Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq. Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka.

Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë , por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëqshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës. Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij.

Share With:
Translate »
116 Views