Shtatzania e ka frymëzuar pamasë Ajolën, gati videoklipi i rradhës

Kur ende nuk ka ikur shija e freskët e suksesit të fundit, që erdhi si bashkëpunim mes reperit të njohur shqiptar Noizy dhe këngëtarit Alban Skënderaj, ajo na njeh me një tjetër projekt të ri…Ajola Xoxa, e cila po shijon muajt e pritjes së ëmbël, përpara se djali i parë i saj dhe i bashkëshortit Erion Veliaj të vijë në jetë në fillim të kësaj vjeshte, na dëshmon çdo ditë e më shumë se kur vjen puna tek pasioni dhe tek gjërat e mbrujtura me dashuri, asgjë nuk e ndal.

Pas “Drejt suksesit”, një tjetër projekt i ri do të vijë shumë shpejt. “Qëndroni në gatishmëri”, shkruan ajo në instagram, ndërkohë që na njeh me atë çka pritet të sjellë këtë herë. Një bashkëpunim i ri muzikor mes Noizy-t dhe reperit të famshëm italian Ghali po “ziet” në studiot muzikore dhe në ato të produksionit.

Roli i Ajolës me siguri do të jetë sërish ai i ideimit dhe realizimit të videos me të cilën do të prezantohet kjo këngë e re.

Na mbetet vetëm të presim deri në finalizimin e saj.

Share With:
Translate »
802 Views