Shtatzania me Hashimoto, a është e mundur?

Shtatzania me Hashimoto, a është e mundur?

Nivelet e ulëta të hormoneve të tiroides mund të ndërhyjnë në lirimin e qelizave vezë nga vezoret (ovulimi), duke dëmtuar pjellorinë (fertilitetin). Përveç kësaj, disa nga shkaqet themelore të hipotiroidizmit – të tilla si çrregullime të caktuara autoimune ose ato të hipofizës – mund të dëmtojnë pjellorinë.

Ç’ka duhet te ketë parasysh një grua që eshtë e diagnostifikuar me të, kur planifikon shtatzaninë dhe gjatë shtatzanisë?

Gratë shtatzëna duhet të bëjnë vizita të rregullta dhe në mënyrë sistematike të kontrollojnë vlerat e hormoneve në konsultim me endokrinologun dhe gjinekologun.
Shtatzënia ka një ndikim të rëndësishëm në funksionimin e tiroides, dhe si rezultat, vlerësimi i funksionit të tiroides dhe vendosja nëse duhet të trajtohet dhe si të trajtohet ajo gjatë shtatëzanisë është sfiduese.

️A ekziston mundësia e abortit?

Hipotiroidizmi i trajtuar në mënyrë joadekuate është shoqëruar me rezultate negative të shtatzënisë. Kërkesat e hormoneve tiroide rriten me shtatzëninë dhe shumë gra me hipotiroidizëm para-ekzistues kanë nevojë për një rritje të dozave të tyre të hormoneve tiroide në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Dr. Amir Rexhepi Endokrinolog

Share With:
Translate »
198 Views