Shtatzania nuk është aq e bukur sa duket, Elita zbulon problemin që po kalon
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi, po bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo dhe partneri i saj, reperi Gjiko, e dhanë këtë lajm të bukur në muajin shtator të vitit që lamë pas.
Dyshja publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht. Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali. Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar as për çiftin, por mjaft i dëshiruar.
Tashmë, moderatorja është në tremujorin e fundit të pritjes së ëmbël dhe koha që bebushja të vijë në jetë po afron.
Kemi parë foto të Elitës me barkun e rrumbullakosur, por rrallëherë ajo na ka treguar për “pasojat” e shtatzënisë.
Si çdo femre shtatzënë, edhe asaj i janë ënjtur këmbët, të cilat na i ka treguar në një video.
