Shtatzëna humb jetën në maternitet bashkë me foshnjen, mjekja dhe dy infermierë të QSUT në gjyq

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një mjeke dhe dy infermierë të QSUT-së të akuzuar për ndrajen nga jeta të një gruaje shtatzënë dy vite më parë.

Shtetesja, Aida Çajka dhe foshnja e saj, humbën jetën me 16 shtator të vitit 2016 ndërsa u paraqit në maternitet për të lindur.

Organi i akuzës ka marrë si të pandehur Besiana Hysin, Olvis Petren e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.

Burime zyrtare thanë se nga hetimi i prokurorisë, mjekja dhe dy infermierët akuzohen për trajtim të pakujdesshëm duke sjellë si pasojë humbjen e jetës së gruas shtatzënë.

“Nga hetimet ka rezultuar se nënës nuk i është dhënë ndihma mjekësore sipas protokollit të përcaktuar”.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Share With:
Translate »
898 Views